欢迎光临散文网 会员登陆 & 注册

【阿尔巴尼亚语】戏剧 Palllati 176(节选)2

2023-03-13 14:40 作者:Kui建旭  | 我要投稿

F: Ku dreqin kaloi dhe kjo tani!

E: O Fredi kush ishte kjo? Nip të tha?

F: Eeeee nip më tha, është kushurira e parë e babait. Punon nërepartin e thurjes së trikos , po e specializuar është për thurjen e llafeve.

E: E shikon o Fredi! Do vejë t’u thotë atyre të tuve dhe ne s’jemi kurrkund!

F: Si s’jemi kurrkund, ne jemi plot! Stazhin e bëmë, besoj!

E: Tallu o Fredi, tallu! Po ta kam thënë 100 herë, mamaja atëavas ka.

F: C’avas ka?

E: Hap sytë se mos na bën ndonjë prockë!

F: Prockë?

E: Kanë pretendime të mëdhaja Fredi

F: Pa he, njëherë!

E: Kushti i parë: Duhet që djali të ketë patjetër një diplome. I dyti: Duhet që të jetë i emëruar në Tirane. Kushti i tretë: Duhet që familja e djalit…

F: I katërti: Që ti s’u ke thënë asnjë gjë për mua! S’u ke thënëgjë?

E: Po për ty o Fredi s’kam pse t’u them! 

F: Si s’ke cfarë t’u thuash?

E: Cfare t’u them unë atyre për ty? O Fredi ama studime dhe sondazhe unë bëj cdo ditë! 

F: Dhe sondazhe bën, po c’u thua moj aman?

E: Po ja: ‘O ma’ - i them – ‘po sikur të jetë një djalë simpatik?’

F: Simpatik!

E: Diplomë - thotë mamaja - ka? Emërimin, e ka në Tirane? Ja kshu më thotë

F: thotë mamaja, po babaja? C’thotë babaja? 

E: Babaja i thotë: Lëre çupën i thotë të mësoje, sepse s’e ka mendjen për ato punë!

F: S’e ka mendjen për ato punë kështu po hiç!

E: Le pastaj o Fredi kur të marrin vesh që ti je dhe pa punë

【阿尔巴尼亚语】戏剧 Palllati 176(节选)2的评论 (共 条)

分享到微博请遵守国家法律