欢迎光临散文网 会员登陆 & 注册

【阿尔巴尼亚语】戏剧Pallati 176(节选)1

2023-03-13 14:34 作者:Kui建旭  | 我要投稿

F: Ooooo skandal! Po 7 përgjigje të gabuara! Nejse, ke edhe 3 akoma. Ç’është 17 maji?


E: O Fredi!


F: He…


E: Po me lodhe, pra ! Ma more shpirtin! Kemi 1 orë qe ecim dhe ti më pyet ç’është 17 maji. Po ku e di unë!


F: O Elsa…


E: He…


F: Edhe 3 ke.


E: është ditëlindja jote?


F: Po jo mi, është përvjetori i rrumbullaket ta thashë njehere. Pastaj unë sivjet mbush 24. Edhe 2!


E: Është 700 vjetori…


F: Uuu 700 vjetori


E: I lindjes së shkrimtarit…


F: Po jo aq larg mi, afrohu pak, pastaj nuk është lindje ta thashe njehere. Edhe 1, e fundit!


E: E po nëse nuk është lindje, atehere është rënie!


F: Rënie është.


E: E pra 17 maji është 100 vjetori i rënies së të ëmës së Zeqos nga maja e thanes!


F: Hahahaha…


E: Aman o Fredi, aman kam bërë 6 orë leksion, tani vij këtu dhe të jap provim!


F: Keq, shume keq shoqja studente! Sot me 17 maj mbushet plot një vit nga dita kur…


E: Gjeje vetë!


F: Ta gjej vetë, eeee? Ja Maji erdhi…


E: Ehe


F: përsëri!


E: Vertete o Fredi…


F: Dhe nisu, si vazhdon?


E: Diten unë e kam harruar, por fytyren tënde të asaj dite s’do ta harroj kurre!


F: Pse?


E: A e di si ishe bërë?


F: Si isha?


E: Të ishin skuqur faqet.


F: Posi moj


E: Të dridhej buza mo, kur po flisje!


F: Posi moj, posi


E: Po fundja, Fredi nuk kam faj, se njerëzit festojnë përvjetorët e martesave, jo të dashurive


F: Jo ne të dy do t’i festojme edhe përvjetorët e dashurive


E: Jo Fredi jo se do të më duket pastaj, sikur do plakemi dhe më vjen shumë inat mua!


F: të vjen inat eeee?


E: Me vjen


F: Po mua, a e di se pse më vjen inat?


E: He pse?


F: Ja qe po të uroj ketu në mes të rruges dhe nuk të jap dot një të puthur


E: Po c’ke ti? [Ta kam borxh unë]! -- debt


F: O c’më vdiq me keto borxhet! Nejse, unë jam korrekt e s’dua të të mbetem borxh.


E: Hiii sa i ëmbël!


F: Gezuar Elsa edhe përvjetorin e dytë e festofshim të …


Se bashku: FEJUAR


R: Ua… Si je nipce?


F: mirë teto Rita. Si jeni ju, mirë jeni?


R: Mire, mirë. Uaaa goxha mire, goxha mirë! Uahahaha…

【阿尔巴尼亚语】戏剧Pallati 176(节选)1的评论 (共 条)

分享到微博请遵守国家法律