【阿尔巴尼亚语】戏剧 Pallati 176 (节选)5

J: Po thuaj të më japin ate magazinën po.
M: Ate thuaj
J: Atehere shikoje Jovan Bregun ti. Rehati ,rehat eeee,shoqeria, shoqerie , e coc del nga një cike eee
M: Posi
J: Se mos rrjedhte do të pikoje eee. Po s’duan, s’duan. Drejtori: komshiu. Po ke s’i kam futur mor ama, ke s’i kam futur! I kisha futur një goxha mik. S’kishte ku të vinte! I kunati i vellait, Shasho! Ta marr Shashon prej dore e ta shtroj të 15 kateshi e t’i jap darke moj, Prandaj mungon një 500 nga rroga qe ke ti atje
M: Shtroja o burre, shtroja me Shashon të 15 kateshi . Shtroja se në terezi e ke me 500.
J: Leje ate, leje ate moj grua e dashur. Po si hengri e si piu mirë e mire. Si s’pati turp me, si s’pati turp?! Goxha burre!
M: Po pse? Po pse c’tha?
J: O shoku Jovan tha…
M: He
J: S’e bejme dot kete pune sepse vallaha në magazine do shpien një grua apo një cupe qe qenka me raport nga keto…
M: Nga veshkat
J: E nga pune brekesh. Prandaj tha lere, u lodhe e u kepute. Hiqe mendjen nga magazina tha. Pa zbresim poshte tha na jep edhe nga një kafe dhe e mbyllim. Shashoja, desh kafe.
M: të pifte barku të pifte qe të është bere barku magazine. Po pse mo edhe kafet ti i pagove?
J: Na! Bar miu t’i jap atij. Bar miu me pikatore! Kafete i pagoi vete, e hengri për koken tende.
M: Aaaa posi! Posi s’e hengri Shashoja me 2 kafe. Ah, po mirë ta bejne ty more burre, se nuk të merr vesh koka, jo! Ore Vani…
J: He?
M: Po gjersa s’do drejtori c’e zgjat more i uruar!
J: Kurre mos dashte drejtori! Do Jovan Bregu e kur do Jovan Bregu një gje, ose e ben, ose paf në vend e jep!
M: Aman, aman rri për koken tende se po të qe për të plasur do të kishe bere puf 100 here në dite me keto marifetet e tua! Po thuaj qe të është bere lekurasholle e s’pyet
J: Po ke si kam futur, ke si kam futur! S’do, s’do qe s’do! Na kokemushkeështë! Mushkë ai, por edhe unë derr me nocke jam, degjove?
M: Po,po!
J: derr me nocke, degjove? E kur sulmon nocka d.m.th kur sulmon Vani, degjon apo jo?
M: Degjoj more i dashur nocke,degjoj!
J: Eeee kujt i thua nocke, nocke ti!
M: Mjaft se le nam po të them, në vend qe të shtrohesh në shtepi, të shikosh hallet e saj, sepse shtepia është e re! 2 jave kemi qe jemi futur!
J: Po posi
M: Pastaj e di ti qe djali u rrit heee?
J: Edhe?
M: Po do të martohet një dite ai! Po mjaft more Vani se s’te kane lezet, se u plake, u thinje. Po ver mend të shkreten, ver mend!
J: Sikur po kerkoj vendin e drejtorit a kryeinxhinjerit! Po cfare kerkoj, cfarekerkoj? një cope magazine, një cope magazinier dua të behem! E pse mos të behem? A jam klase, klase jam! Tere jeten punetor me hekura kam qene! E pse mos të ngrihem edhe unë një cike në pergjegjesi? Pse, mos jane me të mirë ata qe jane ngritur, apo si?
M: Hahahahahahha
J: He? U kepute ti, u kepute!
M: Aaaaa pika e burrit thuaj! Nga ata për tu ngritur je ti o i zi! Po thuaj shyqyr qe s’te coi në ndonje sektor thelle andaj qe të mos kesh nga të bredhesh. Pa të ngrihesh ti në pergjegjesi!
J: Cudi e madhe mos të te duket grua jo. Se po hapet një kantier i ri nga Boriga, a Borizana si i thone.
M: Po e shikon!
J: Po shikoje ti, jo une! Fak me katapulte Vani atje.
M: Po normal, thirri mendjes!
J: E keshtu, e rregulloje ate magazine, dhe i them nja 10 vjet unë derisa të dal në pension, rehat une!
M: E more Vani qe me hengre me kete magazine tende, qe s’vure njeheremend!